Rriten interesat e letrave me vlerë të qeverisë 2.2% për obligacionet

Rriten interesat e letrave me vlerë të qeverisë 2.2% për obligacionet

Interesat e letrave me vlerë të qeverisë kanë ardhur në rritje, gjë e cila bën që të jetë një alternativë i mirë për të investuar për bankat dhe qytetarët. Nëse jeni te interesuar të vini në punë kursimet tuaja në terma afatgjatë ose afatshkurtër dhe të jeni të sigurtë për garancinë e të ardhurave, atëherë

Interesat e letrave me vlerë të qeverisë kanë ardhur në rritje, gjë e cila bën që të jetë një alternativë i mirë për të investuar për bankat dhe qytetarët.

Nëse jeni te interesuar të vini në punë kursimet tuaja në terma afatgjatë ose afatshkurtër dhe të jeni të sigurtë për garancinë e të ardhurave, atëherë opsioni i duhur për ju ështe blerja e letrave me vlerë. Obligacionet janë nga këto letra me vlerë të cilët sigurojnë kthim fiks nëse investoni paratë tuaja deri në maturitetin e duhur.

Obligacionet kanë kupona. Dy vite më parë kuponat e obligacioneve 2-vjeçare ishin në nivelin 1.96%, ndërsa në ankandin e fundit të obligacioneve këto kuponat arritën në nivelin 2.2%. Pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit për lekun,  një rritje e interesave ishte diçka e pritur.

Në ankandet e fundit të bonove të thesarit dhe obligacioneve të zhvilluara nga qeveria kjo është konstatuar. Ministria e Financave kërkoi 100 milionë euro financim në ankandin e fundit të obligacioneve 20-vjeçare euro. Financat pranuan kërkesa deri në vlerën e 69 milionë eurove. Një kërkesë në vlerë të lartë e paraqitur në ankand, me vlerë rreth 10 milionë euro, nuk u pranua, për shkak të interesit të lartë të kërkuar.

Tashmë pritet një rritje të mëtejshme të interesave të letrave me vlerë nga investitorët. Kjo do të shoqërohet me një rritje të pjesëmarrjes së tyre në këto instrumente financiare.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar