Rriten gjobat për mosdeklarimet

Rriten gjobat për mosdeklarimet

Bizneset që nuk japin kuponin tatimor te blerësi do të gjobitem me gjoba të “majme” në rat se kapen nga administrata tatimore. Gjobave do t’i nënshtrohen bizneset dhe kompanitë që tregtojnë kasa fiskale  ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjobat për bizneset  Gjobat ndaj bizneseve që nuk e shoqërojnë shitjen e një produkti me

Bizneset që nuk japin kuponin tatimor te blerësi do të gjobitem me gjoba të “majme” në rat se kapen nga administrata tatimore.

Gjobave do t’i nënshtrohen bizneset dhe kompanitë që tregtojnë kasa fiskale  ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode.

Gjobat për bizneset 

Gjobat ndaj bizneseve që nuk e shoqërojnë shitjen e një produkti me kuponin tatimor do të jetë 200 mije lekë për bizneset e mëdha dhe vetëm 100 mijë lekë për ato të vogla, por në rast se precedenti përsëritet  niveli i gjobës që vendoset do të jetë më i lartë, 300 mijë lekë për bizneset e mëdha dhe 200 mijë lekë për bizneset e vogla.

Në rastin e një kontrolli të tretë dhe kapje me të njëjtën shkelje dënimi administrativ për biznesin do të jetë edhe më i rëndë, duke përfshirë këtu edhe pezullimin e aktivitetit për disa muaj. Masa e gjobës në këtë rast do të jetë 500 mijë lekë për të dyja kategorie e biznesit, ndërkohë që pezullimi i aktivitetit do të jetë për 6 muaj. Udhëzimi i ri i Financave përfshin në ndryshimet e tij edhe rastet kur kuponi tatimor lëshohet, por me një vlerë të parashtypur, ku gjoba do të jetë 30 mijë lekë

Kompanitë e kasave

Kompanitë që janë autorizuar për të tregtuar pajisje fiskale do të kenë gjithashtu dënime administrative më të rënda në rastet kur nuk i tregtojnë pajisjet sipas kushteve specifike teknike të kërkuara nga ligji, ku gjoba e përcaktuar është 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Ndërsa në rastet e shoqërive të paautorizuar që tregtojnë dhe mirëmbajnë pajisje fiskale, gjoba është caktuar në masën 1 milionë lekë dhe sekuestrimi i pajsijeve fiskale.

Udhëzimi i Financave parashikon dënim edhe për një tjetër hapësirë ku mund të abuzohet, dhe kjo lidhet me tregtimin e pajisjeve fiskale me funksione të ndryshme nga ato të miratuara nga komisioni i ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Financave.

Punonjësit
Në rastet kur bizneset nuk deklarojnë të punësuarit pranë tyre një ditë kalendarike para fillimit të punësgjoba e tyre do të jetë në masën 500 mijë lekë për tatimpaguesin e regjistruar dhe 250 mijë lekë për rastet e jotatimpaguesve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar