Rriten çmimet me taksat e reja

Që nga janari i këtij viti ku hyri në fuqi dhe paketa e re fiskale, qytetarët janë përballur me rritjet e para të çmimeve në treg. Paketa e re fiskale ka rritur taksat për karburantet, cigarette dhe pijet energjike. Në disa pika karburantesh çmimi i shitjes është rritur nga 6 deri 8 lekë për litër.

Që nga janari i këtij viti ku hyri në fuqi dhe paketa e re fiskale, qytetarët janë përballur me rritjet e para të çmimeve në treg.

Paketa e re fiskale ka rritur taksat për karburantet, cigarette dhe pijet energjike. Në disa pika karburantesh çmimi i shitjes është rritur nga 6 deri 8 lekë për litër.

Çmimet për cigarette janë rritur me ritme të forta. Me paketën e re fiskale, qeveria e rriti akcizën e cigareve me 20 lekë për paketë, që së bashku me efektin nga tatimi mbi vlerën e shtuar e rëndon koston e tyre me 24 lekë.

Për disa marka cigaresh tregtarët e kanë rritur çmimin me 50 lekë, mbi dy herë më shumë se sa shtesa e taksës. Por, shtrenjtimi i çmimeve në treg dy herë më shumë sesa rritja e taksës do të thotë se gjysma e kostos shtesë që po paguajnë qytetarët nuk do të shkojë në buxhet apo për spitalet, por shkon si fitim për tregtarët.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar