Rriten çmimet e sigurimeve

0

Të gjitha kompanitë e sigurimeve të automjeteve në vend kanë rritur brenda një dite çmimin minimal për sigurimin e detyrueshëm. Ky veprim tregon se kompanitë e sigurimit bëjnë marrëveshje të fsheta midis tyre për të rritur çmimet e pagesave. Kjo  ligjërisht  nuk është e lejuar për shkak se ligji parashikon konkurrencën në treg

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe bëri sot me dije se tarifa minimale e pagesës së sigurimit të detyrueshëm TPL për makinat e zakonshme është rritur brenda ditës në 6 mijë lekë. Braçe vëren se nga shkurti i vitit të kaluar, kompanitë e kanë rritur 4 herë pagesën për sigurimin e detyrueshëm TPL, ndërsa rritja e fundit shënon një shtesë prej 43% të çmimit të mëparshëm.

Erion Braçe shqetësimin e tij e a shprehur në një letër dërguar ministrit të Financave, Shëlqim Cani, Kryetares së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Enkeleda Shehi dhe kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati.

Braçe ka kërkuar hetimin e rritjes së menjëhershme të tarifës së sigurimit të automjeteve dhe informacion për atë që e quan një veprim të koordinuar mes kompanive private dhe asaj publike INSIG.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here