Rishfaqet “Babalja”

Albert Veliu, i njohur ndryshe “ Babalja”, shoku i tij Fredi Alizoti nga Fieri dhe gazetari Jetmir Olldashi i janë drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë, duke bërë kërkesë për zëvendësimin e masave të sigurisë  “Arrest me burg” dhe “ Detyrim paraqitje”. Kërkesa është regjistruar pranë sekretarisë së gjykatës së Apelit në datën 3 dhjetor 2018.

Albert Veliu, i njohur ndryshe “ Babalja”, shoku i tij Fredi Alizoti nga Fieri dhe gazetari Jetmir Olldashi i janë drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë, duke bërë kërkesë për zëvendësimin e masave të sigurisë  “Arrest me burg” dhe “ Detyrim paraqitje”.

Kërkesa është regjistruar pranë sekretarisë së gjykatës së Apelit në datën 3 dhjetor 2018. Në ditët në vijim pritet që gjyqtarja, Flutura Skënderi, e zgjedhur nga shorti elektronik, të caktojë datën për zhvillimin e seancës gjyqësore.

Sipas burimeve të prokurorisë ka pasur një bashkëpunim mes Babales, Salianjit dhe Olldashit për të realizuar një audiopërgjim kundër Agron Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm duke e goditur atë politikisht.

Ky hetim nxorri në pah faktin se deputeti i partisë demokratike Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 01:30 të natës  duke i kërkuar të paraqitej në selinë e PD pasi e kërkonte Veliu. Mbas kësaj telefonate, Olldashi është drejtuar në seli rreth orës 03:00 të po asaj nate.

Nga ky hetim prokuroria mendon se mes treshes ka njohje dhe kanë bashkëpunuar për realizimin e përgjimit.

/J.Spaho/

salianjii

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar