Rrëzohet nga kati i 15-të, ndërron jetë 23 vjeçarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Një vajzë rreth moshës 23-vjeçare e identifikuar si Iris Belba, nga Fieri, ndërroi jetë pas rënies nga kati i 15-të i Sky Tower-it. Ndërsa policia ngre dyshimet për rënie aksidentale si pasojë e humbjes së ekuilibrit.

Deri në këto momente nuk dihen akoma rrethanat e qarta të ngjarjes. Ende nuk konfirmohet zyrtarisht nëse vajza ka qenë frekuentuese e lokalit në fjalë apo banore e zonës.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton mbi vdekjen e të resë dhe për zbulimin e shkaqeve të ndodhisë. Trupi i 23-vjecares ndodhet ende në vendin e ngjarjes.

/Erges Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here