Rrëzohet diga në Brazil: 200 të zhdukur, shtatë të vdekur të konfirmuar

Rrëzohet diga në Brazil: 200 të zhdukur, shtatë të vdekur të konfirmuar

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 200 njerëz të tjerë janë zhdukur pas një shembjeje të digës në një minierë hekuri në Brazilin lindor që ka shkaktuar rrëshqitje dhe kaos, thonë zyrtarët e emergjencës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të orës lokale (15:00 GMT) të premten, duke përmbytur një digë tjetër më poshtë,

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 200 njerëz të tjerë janë zhdukur pas një shembjeje të digës në një minierë hekuri në Brazilin lindor që ka shkaktuar rrëshqitje dhe kaos, thonë zyrtarët e emergjencës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të orës lokale (15:00 GMT) të premten, duke përmbytur një digë tjetër më poshtë, në shtetin e Minas Gerais.

Diga dhe miniera e hekurit Feijao janë në pronësi të kompanisë më të madhe braziliane të minierave, Vale.

Vale tha në një deklaratë: “Po bën çdo përpjekje për të ofruar lehtësim dhe mbështetje për ata që janë prekur dhe gjithashtu po monitoronte të gjitha digat e tjera”.

Më shumë se 50 zjarrfikës dhe gjashtë aeroplanë janë vënë në gadishmëri për të gjetur trupat e punëtorëve të zhdukur.

Autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e digës.

Aksidenti vjen tre vjet pas katastrofës më të keqe mjedisore të Brazilit, kur një nga digat më të mëdha të drejtuara nga Vale dhe BHP Billiton u përplasën në të njëjtin rajon, duke varrosur shtëpitë lokale dhe duke vrarë 19 vetë.

https://www.youtube.com/watch?v=KMTTBLBX7ZA

Marrë nga CNN

Përshtati: L.Myftarago

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar