Rrëzimi i avionit në Kinë: Ekipet e kërkimit gjejnë kutinë e zezë të fluturimi

Rrëzimi i avionit në Kinë: Ekipet e kërkimit gjejnë kutinë e zezë të fluturimi

Ekipet e kërkimit kanë gjetur një kuti të zezë nga fluturimi China Eastern, i cili u rrëzua në malet e Kinës Jugore këtë javë, raportojnë mediat shtetërore. Autoritetet ende nuk kanë raportuar për numrin e të vdekurve, por dyshohet se asnjë nga 132 personat në bord nuk i mbijetoi përplasjes. Ekipet kanë gjetur sende personale

Ekipet e kërkimit kanë gjetur një kuti të zezë nga fluturimi China Eastern, i cili u rrëzua në malet e Kinës Jugore këtë javë, raportojnë mediat shtetërore.

Autoritetet ende nuk kanë raportuar për numrin e të vdekurve, por dyshohet se asnjë nga 132 personat në bord nuk i mbijetoi përplasjes. Ekipet kanë gjetur sende personale që u përkasin pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e fluturimit, duke përfshirë çanta, kuleta dhe karta identiteti.

Në një konferencë për shtyp, Kryetari i China Eastern Airlines, Sun Shiying, tha se avioni kishte përmbushur standardet e kërkuara të mirëmbajtjes. Ai gjithashtu shtoi se nuk kishte pasur “mot të rrezikshëm” në momentin e rrëzimit.

Kjo përplasje është incidenti më vdekjeprurës i aviacionit të Kinës gjatë tre dekadave. Ekspertët e aviacionit thonë se modeli Boeing 737-800 ka një rekord të fortë sigurie.
Hetuesit priten të verifikojnë shkaqet e mundshme që kanë cuar në këtë përplasje të cilat mund të kenë ndodhur si pasojë e veprime të qëllimshme, gabime të pilotit, çështje teknike ose përplasje në ajër.

Denisa Kovaçi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar