Rreziku i zhdukjes kanos filmat e hershëm shqiptarë

Prodhime filmi të ish Kinostudios, disa tituj që janë vlerësuar jo pak nga publiku, mund t’i humbasim nëse nuk restaurohen, bën me dije Drejtoresha e AQSHF-së (Arkivi Qëndror Shtetëror të Filmit). Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së sot janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, dhe disa kohë më pare vetë drejtues të Arkivit pohuan

Prodhime filmi të ish Kinostudios, disa tituj që janë vlerësuar jo pak nga publiku, mund t’i humbasim nëse nuk restaurohen, bën me dije Drejtoresha e AQSHF-së (Arkivi Qëndror Shtetëror të Filmit).

Filmat që ruhen në fondin e AQSHF-së sot janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, dhe disa kohë më pare vetë drejtues të Arkivit pohuan se filmat nuk mund t’i humbasim duke bërë kështu një thirrje ndihme për restaurimin e disa prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare.

“Në kushtet e sotme të produksionit është e pamundur të xhirohen filma të rinj me temë nga e kaluara jonë keshtu që duhet të kuptojmë rëndësinë e nismave të tilla dhe të mbështesim projektin e restaurimit të rradhes”, ishte thirrja që bëri drejtoresha  e AQSHF-së në premierën e filmave të restauruar “Përrallë nga e kaluara” dhe dokumentari “përjetësi”, që i takon fondit Anagnosti.

Por në emergjencë vijnë filmat si: “Ballë për ballë” 1979, “Liri a vdekje”1979, “Vajzat me kordele të kuqe” 1978, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Vdekja e kalit” 1992, “Zemra e nënës” 1993.

Një nga filmat më të hershëm është, “Vdekja e kalit” 1992, me regji nga Raimir Kumbaro, i cili shprehet se shteti është ai që duhet të  ketë më tepër vëmendje se kushdo tjetër për filmat që sot janë pjesë e fondit të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare.

Por ndërsa kërkon vëmendje për restaurimin e filmave që janë sot pjesë e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare, regjizori Kumbaro është shprehur se në restaurimet e bëra ka pasur edhe probleme.

“Nuk kemi pse të mendojmë që restaurimi i filmave mund të bëhet vetëm jashtë, sot në Shqipëri kemi montazhierë dhe grafistë të zotë. Le të hapet një konkurs nga AQSHF-ja për ata që e njohin mirë grafikën dhe montazhin, le t’i japë mundësi në 5 minuta figurë dhe dialog për të parë se cfarë mund të arrijë, dhe të fitojë ai që arrin të bëjë më të mirën.

Me përpjekjet e vetë Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit deri më tani  janë restauruar disa filma, por emergjenca mbetet pasi nuk ekziston ndonjë projekt konkret për restaurimin e tyre, duke bërë që drejtues të AQSHF-së dhe kineastë të kërkojnë vëmendjen e shtetit për të mos humbur disa nga filmat e suksesshëm të kinemasë shqiptare.

/Panajot Dybeli/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar