Rreth 80 % e fëmijëve dhunohen

Rreth 80 % e fëmijëve dhunohen

Sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj fëmijëve, shifrat në Shqipëri janë shumë të larta. Sipas UNICEF rreth 80 % e fëmijëve shqiptarë  vuajnë forma të ndryshmë të dhunës, fizike, psikologjike dhe familjare. Një fenomen shqetësues është ai i lypësve të rrugës të cilët dhunohen nga prindërit. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj fëmijëve, shifrat në Shqipëri janë shumë të larta.

Sipas UNICEF rreth 80 % e fëmijëve shqiptarë  vuajnë forma të ndryshmë të dhunës, fizike, psikologjike dhe familjare. Një fenomen shqetësues është ai i lypësve të rrugës të cilët dhunohen nga prindërit.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dënon ashpër mungesën e një ligji që ndalon përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Sipas CRCA-së, fëmijët e varfër, fëmijët që jetojnë me ndihmë ekonomike, që janë të braktisur nga familjet e tyre, fëmijët që për të mbijetuar lypin, vjedhin apo shesin trupin e tyre, duan të dinë se kush i mbron të drejtat e tyre.

Në vendin tonë fëmijëria mbetet e vështirë dhe kjo tregohet nga raporti i Ministisë së Punës, ku tregohet që për një vit janë trajtuar 953 fëmijë në nevojë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar