Rregullorja e Kodit Rrugor, patentat arrijnë me pikë

Rregullorja e Kodit Rrugor, patentat arrijnë me pikë

Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht implementimin e patentave me pikë, duke përcaktuar hyrjen në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare. Çdo patent do të ketë një total prej 20 pikësh, të cilat do të ulen pas çdo shkelje të rregullave të qarkullimit. “Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u

Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht implementimin e patentave me pikë, duke përcaktuar hyrjen në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.

Çdo patent do të ketë një total prej 20 pikësh, të cilat do të ulen pas çdo shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anulluar”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Në rast se individi i konsumon të gjitha pikët e patentës, nuk ka të drejtë qarkullimi për një afat të caktuar.

“Ndërkohë, programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura përcaktohen nga ministria përgjegjëse për transportin rrugor që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe programeve të testimit”, shkruhet në vendim.

Për pikët e hequra qytetarët do të informohen nga polici rrugor, pas kësaj do të bëhet zbritja e menjëhershme në regjistrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar