Roxhers: Një vit më parë do e kishim humbur këtë ndeshje

Roxhers: Një vit më parë do e kishim humbur këtë ndeshje

Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, është shprehur se fitorja e skuadrës së tij në kohën shtesë, ndaj Nots Kounti, është dëshmia se ata po përparojnë dhe janë më mirë se një vit më parë. Skuadra e Liverpulit ka qenë në një avantazh prej dy golash gjatë pjesës së parë në takimin e mbrëmshëm të Capital

Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, është shprehur se fitorja e skuadrës së tij në kohën shtesë, ndaj Nots Kounti, është dëshmia se ata po përparojnë dhe janë më mirë se një vit më parë.

Skuadra e Liverpulit ka qenë në një avantazh prej dy golash gjatë pjesës së parë në takimin e mbrëmshëm të Capital One Cup në Anfield, por janë ndëshkuar dy herë rradhazi në pjesën e dytë, gjë që e ka çuar ndeshjen në minutat ekstra. Gjatë kësaj shtese ekstra, Liverpuli shënoi dy herë duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 4-2 Nots Kountin.

Duke iu dhënë meritat lojtarëve, trajneri Roxhers tha: “Duhet t’u jap merita lojtarëve. Ndoshta një vit më parë ne mund ta kishim humbur ndeshjen. Mendoj se ne treguam karakter të fuqishëm, veçanërisht kur mbetëm me 10 lojtarë, për shkak të lëndimit të Kolo Toure, dhe e kontrolluam ndeshjen në atë fazë”.

Ndër të tjera ai shtoi: “Ne deshëm ta fitojmë ndeshjen, të shënojmë gola dhe e bëmë këtë. Të jemi 2-0 në avantazh dhe t’u dhurosh golat që ne bëmë, sigurisht se jemi të zhgënjyer, por unë vetëm mund t’i lavdëroj lojtarët për karakterin e treguar, për të vazhduar dhe ju duhet t’i jepni merita edhe Notts Countyt”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar