Rose Dosti në Beder, gazetarët shqiptarë bëjnë lajme por nuk investigojnë

Sot, gazetarja shqiptaro-amerikane me një eksperiencë 30 vjeçare në gazetën “Los Angeles times”, ishte e ftuar në universitetin “Beder” për të ndarë një bisedë me studentët e komunikimit. Znj.Dosti prezantoi dy filma të shkurtër dokumentarë të realizuar nga ajo vetë në lidhje me realitetin e diktaturës së egër komuniste ne vendin tone. U kthye në

Sot, gazetarja shqiptaro-amerikane me një eksperiencë 30 vjeçare në gazetën “Los Angeles times”, ishte e ftuar në universitetin “Beder” për të ndarë një bisedë me studentët e komunikimit. Znj.Dosti prezantoi dy filma të shkurtër dokumentarë të realizuar nga ajo vetë në lidhje me realitetin e diktaturës së egër komuniste ne vendin tone.

U kthye në Shqipëri për të kërkuar rrënjët e familjes pasi ajo ka lindur në Amerikë por prindërit e saj ishin shqiptarë. Duke mësuar për vuajtjet e tyre, pushkatimet, internimet dhe sjelljet çnjerëzore gjatë diktaturës, ajo vendosi t’i tregojë botës një pjesëz të dhimbjes. E pyetur nga studentët se si reaguan amerikanët pasi panë filmat, ajo u shpreh se mbetën të shtangur dhe e kishin shumë të vështirë të besonin.

Në funksion të këtij projekti që ka nisur në vitin 2004, znj.Dosti mendoi që në vitin 2008 të themelonte edhe një fondacion për ta pasur më të lehtë sigurimin e mjeteve ekonomike. Miqtë e saj e kanë ndihmuar mjaftueshëm por edhe njohje me kolegë si Steven Spielberg.

Eshtë menduar që të sigurohen 200 dëshmi të të ish-burgosurve dhe të ish-internuarve, deri tani janë siguruar 50 prej tyre, puna do të vazhdojë.

Znj.Dosti nuk ndalet  edhe pse 83 vite i rëndojnë në supe. Ajo thotë se puna e gazetarit është shumë fisnike, kërkon sakrificë, vërtetësi, verifikim, guxim për t’i bërë ballë çdo situate dhe mbi të gjitha ndershmëri. “Ju si gazetarë duhet ta kërkoni lajmin më tej, në vërtetësinë e tij, diktatura mund të kthehet sërish ndonëse në një formë tjetër, prandaj tregoni profesionalizëm”-u shpreh ajo për studentët.

Znj. Dost do të jetë në “Beder” në një vizitë të dytë ku edhe do të flasë për median sociale.

B.Belegu

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar