Rooney “sulmon” Ronaldon

“Ronaldo duhet të kenë një trashëgimi, unë jo”- thekson  Rooney. Wayne Rooney thotë se ai nuk është i fiksuar për  të lënë shenjë në këtë Kupë Bote, duke e bërë të qartë se në këtë aspekt është shumë i ndryshëm nga portugezi  Cristiano Ronaldo,  ky një ish-shokë  tek Manchester United. “Unë nuk jam një lojtar

“Ronaldo duhet të kenë një trashëgimi, unë jo”- thekson  Rooney.

Wayne Rooney thotë se ai nuk është i fiksuar për  të lënë shenjë në këtë Kupë Bote, duke e bërë të qartë se në këtë aspekt është shumë i ndryshëm nga portugezi  Cristiano Ronaldo,  ky një ish-shokë  tek Manchester United.

“Unë nuk jam një lojtar që dua të kem një trashëgimi. Cristiano Ronaldo do të ketë. Ne duhet ta admirojmë atë për këtë. Për mua më shumë  vlerë ka fitorja si ekip. Kjo është më e rëndësishme. Unë kam qenë i emëruar  lojtari i vitit në Angli por jam modest “, tha Rooney për The Guardian.

Në dy edicionet e fundit të Kupës së  Botës, Rooney dështoi të lërë shenjë, por këtë herë ai premton se do të jetë ndryshe.

“Në turnet e mëparshme është vënë shumë presion mbi mua. Ndoshta mediat kanë bërë shumë presion mbi mua dhe unë jam përpjekur të përgjigjem , por këtë herë nuk do ta bëjë. Do ta shijoj këtë mundësi, sepse Kupa e Botës është e veçantë. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem i sigurt që do të kem  kujtime të mira pas këtij Botërori “, theksoi ylli i Anglisë.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar