Ronaldo: Me mungon Mançester Junaitid

0

Portugezi  Kristiano Ronaldo ka pohuar se i mungon Mançester Junaitid  dhe futbolli anglez, por këmbëngul se është i lumtur me jetën profesionale te Real Madridi.

Megjithatë, sulmuesi 28-vjeçar  ka deklaruar se jeta e tij tani është në Spanjë dhe se të ardhmes kurrë nuk i dihet, duke lënë kështu të hapur një rikthim të mundshëm tek United.

“Më mungon futbolli anglez. Për mua ishin ndër vitet më të mira të karrierës kur isha në Manchester United . Çdokush e di se ky është një klub është ende në zemrën time dhe se më mungon shumë”, theksoi Ronaldo, në një event promocional në Singapor.

Publiku i Mançester Junaitid e admiron dhe e mirëpresin  akoma yllin portugez te rikthehet tek Djajt e Kuq. “Mirëpo, tash jeta ime është në Spanjë. Po e shijoj futbollin atje, po ashtu. Pjesa e jetës sime është në Madrid, por në të ardhmen nuk i dihet. Jam vërtetë i lumtur në futbollin spanjoll”, përfundoi Ronaldo

Junaitid ka shprehur interes për ta rikthyer në ekip portugezin, të cilin e shiti plot 94 milion euro tek Reali katër vite më parë. Për të kanë shfaqur interes edhe ekipet franceze, PSG dhe Monako, të cilat janë të gatshme të bëjnë çmendurira për të.

/Sonila Duka/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here