Ronaldo luajti dhe fitoi

Kristiano Ronaldo ka luajtur pak më shumë se një orë kundër Irlandës në fitoren e Portugalisë. Në kushte të  mira fizike, Kristiano Ronaldo ka marrë pjesë në fitoren e Portugalisë të martën në ndeshjen e fundit përgatitore përpara Botërorit që Portugalia luajti dhe fitoi kundër Irlandës (5-1). Me një kofshë dhe gju në  gjendje optimale

Kristiano Ronaldo ka luajtur pak më shumë se një orë kundër Irlandës në fitoren e Portugalisë.

Në kushte të  mira fizike, Kristiano Ronaldo ka marrë pjesë në fitoren e Portugalisë të martën në ndeshjen e fundit përgatitore përpara Botërorit që Portugalia luajti dhe fitoi kundër Irlandës (5-1).

Me një kofshë dhe gju në  gjendje optimale , portugezi nuk kishte luajtur dy ndeshjet  e para të përzgjedhjes me kombëtaren Lusitane. Këtë here Ronaldo ka luajtur  për 67 minuta dhe nuk duket të jetë  shqetësuar në lëvizjet e tij. Nëse nuk shënoi, Ballon d’Or ka gjetur shtyllën me një gjuajtje të lirë nga 30 metra.

Golat e ekipit të tij u shënuan  nga Almeida, i cili i vetëm tundi dy herë rrjetën (2 dhe 37), Keogh i cili shënoi kundër ekipit të tij (20), Vierinha në të (77)dhe Coentrao (83).

Portugalia  Kupën  e Botës  e fillon të hënën kundër Gjermanisë.Gjithashtu në grupin G, Lusitanet  gjithashtu do të perballen me Gana dhe Shtetet e Bashkuara.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar