Ronaldo gati të përballet me Gjermaninë

Kristiano Ronaldo tha se është në formë për të udhëhequr Portugalinë në këtë Botëror dhe se nuk ndjen presion për të performuar në nivelin e tij të zakonshëm. Ronaldo kaloi dëmtime në gju dhe kofshë por deklaroi: “ Jam në 100% tim. Dua të kaloj një Kupë Bote të mrekullueshme. Nëse nuk do ndjehem mirë,

Kristiano Ronaldo tha se është në formë për të udhëhequr Portugalinë në këtë Botëror dhe se nuk ndjen presion për të performuar në nivelin e tij të zakonshëm.

Ronaldo kaloi dëmtime në gju dhe kofshë por deklaroi: “ Jam në 100% tim. Dua të kaloj një Kupë Bote të mrekullueshme. Nëse nuk do ndjehem mirë, do të jem i pari që do t’i them trajnerit se nuk mund të luaj. E di se karriera ime do të zgjasë edhe pak vite dhe nuk do ta rrezikojë atë për një ndeshje apo për Kupën e Botës.”

Portugezi tha se pavarësisht se ky është një nga kampionatet më të rëndësishme ai qëndron para futbollit.

“Një lojtar nuk është një skuadër. Unë jam këtu me kombëtaren për të ndihmuar, jam një lojtar tjetër. Unë mund të bëj diferencën në disa ndeshje, por nuk mund të mbaj gjithë skuadrën në shpinë”, tha Ronaldo.

29-vjeçari mohoi zërat se ai duhet të shkëlqejë në Brazil për ta rritur karrierën e tij që ende nuk është në nivelet e duhura në shkallë ndërkombëtare.

“Unë nuk kam pse t’i provoj askujt asgjë.  As më parë, as tani dhe as më vonë. Nëse shihni statistikat e mia do e kuptoni”, tha ai.

Ronaldo do të udhëheqë Portugalinë kundër Gjermanisë në ndeshjen hapëse të Grupit G në Salvador. Ai është golashënuesi më i mirë i tyre, por regjistron vetëm 2 gola në 10 ndeshje të luajtura për Kupën e Botës.

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar