Ronaldinho vetëm 6 euro në llogarinë bankare

Ronaldiho pretendohet se nuk është aspak mirë në aspektin financiar. Mediat në Brazil madje shkruajnë se ish fituesi I Topit të Artë ka mbetur pa para, dhe ne prag krize ekonomike. Gjithnjë duke iu referuar mediave Braziljane te cilat shkruajnë se Ronaldinho ka vetëm 6 euro në llogarinë e tij bankare. Duket se kjo lidhet

Ronaldiho pretendohet se nuk është aspak mirë në aspektin financiar. Mediat në Brazil madje shkruajnë se ish fituesi I Topit të Artë ka mbetur pa para, dhe ne prag krize ekonomike.

Gjithnjë duke iu referuar mediave Braziljane te cilat shkruajnë se Ronaldinho ka vetëm 6 euro në llogarinë e tij bankare. Duket se kjo lidhet me disa probleme ligjore të Ronaldinhos dhe vëllait të tij të cilët në 2015 nëpërmjet një anije që kanë në Porto Alegre kanë ndotur mjedisin.ronaldinho-sakte

Ata janë gjobitur për këtë rast por nuk e kanë paguar në 3 vite, atëherë përmbarimi ka ndërhyre për ti bllokuar dhe sekuestruar llogaritë, por janë përplasur me një tjeter befasi, fakti që ylli Brazilian nuk kishte thuajse fare lekë në llogari.

Dyshime ka në lidhje me ketë fakt pasi kohët e fundit ai ka qënë në fushata publicitare në Kinë, Japoni dhe Europë duke menduar se kjo nuk është një jetë e një njeriu që ka vetëm 6 euro në llogari. Së fundmi ai ka lancuar një linje të re këpucesh “R10” dhe sa herë që zbret në fushë me legjendat e Barcelonës fiton 150 mije euro dhe e radhës do të jetë me 17 nëntor në Frankfurt.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar