Roma “e butë” për Juventusin (VIDEO)

Juventusi triumfon pa shumë vështirësi përballë Romës me rezultatin e thellë 3-0, duke marrë arratinë në krye të Serisë A. Roma e nisi në superioritet takimin, por në minutat e saj më të mira Juventusi tregohet cinik. I përhershmi Arturo Vidal shfrytëzon një pasim të Karlos Tevezit duke zhbllokuar takimin. Në fund të pjesës së

Juventusi triumfon pa shumë vështirësi përballë Romës me rezultatin e thellë 3-0, duke marrë arratinë në krye të Serisë A.

Roma e nisi në superioritet takimin, por në minutat e saj më të mira Juventusi tregohet cinik. I përhershmi Arturo Vidal shfrytëzon një pasim të Karlos Tevezit duke zhbllokuar takimin. Në fund të pjesës së parë Bonuçi dyfishon shifrat, duke e bërë të pamundur misionin e Romës për të marrë qoftë edhe një pikë në Torino.

Në minutën e 77-të Mirko Vuçiniç shndërron në gol një penallti të akorduar nga kryesori. Ky moment u shoqërua me nervozizëm nga romanët, ku nga loja u larguan me kartonë të kuq De Rosi dhe Kastan.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 8 më shumë se Roma e vendit të dytë.

Në kuadër të javës së 18-të të Serisë A dje u luajtën edhe takimet Kievo-Kaljari (0-0) dhe Fiorentina-Livorno (1-0). Ndërkohë ndeshjet e mbetura nga kjo javë do të luhen sot, ku spikat ndeshja e orës 18:30 mes Lacios dhe Interit.

/Objektiv.al/ 

Juventus 3-0 AS Roma (All Goals) 05… by ourmatch

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar