Roli i babait në formimin e fëmijës

Roli i babait në formimin e fëmijës

Roli i nënës dhe babait janë shumë të rëndësishëm në rritjen dhe edukimin e fëmijës. Shpeshherë ndodh që përgjegjësitë ngatërrohen dhe rolet e tyre ndryshojnë. Roli i babait është shumë i rëndësishëm në formimin e karakterit të fëmijës. Duke qenë i tillë, kjo përgjegjësi duhet të njihet shumë mirë. Dhembshuria dhe përkëdhelja që nëna i

Roli i nënës dhe babait janë shumë të rëndësishëm në rritjen dhe edukimin e fëmijës. Shpeshherë ndodh që përgjegjësitë ngatërrohen dhe rolet e tyre ndryshojnë. Roli i babait është shumë i rëndësishëm në formimin e karakterit të fëmijës. Duke qenë i tillë, kjo përgjegjësi duhet të njihet shumë mirë.

Dhembshuria dhe përkëdhelja që nëna i bën fëmijës ekuilibrohet me autoritetin e babait. Pikërisht ky karakter i mëson fëmijët të mos kenë dëshira të pakufishme. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët nuk kanë përkujdesjen dhe vëzhgimin e babait, kanë mungesa të theksuara në karakter.

Babai është ai që ia bën fëmijës realitetin më të qartë, e përball me vështirësitë dhe mungesat që koha sjell. Ashtu si në shkollë bëhet ndryshimi midis investimit që bën një mësues mashkull nga një mësuese femër, ashtu edhe në familje përcaktohet detyra, roli fisnik që secili nga prindërit ka.

“Babai një ose dy herë flet”. Shpeshherë një shikim mjafton për të kuptuar se çfarë duhet bërë. Nëse fëmija në këndin e lodrave do t’i lutet nënës së tij për të blerë diçka, një jo e prerë e babait do të ishte e mjaftueshme për  të mos e blerë. Në këtë mënyrë babai i mëson fëmijës të veprojë me kujdes ndaj dëshirave të tij.

Kjo sjellje duhet të ushqehet që në vegjëli, në mënyrë që fëmijët  të marrin edukimin e duhur jo vetëm në karakter, por edhe në përzgjedhje.

/Rabihana Halili/

vajza babi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar