Roland Sejko nderohet me çmimin “Davidi di Donatello”

0

Roland Sejko autori i filmit dokumentar shqiptar “Anija” është nderuar mbrëmjen e djeshme me çmimin “Davidi di Donatello”.

Ceremonia e Çmimeve të Akademisë Italiane të Kinemasë “Davidi di Donatello”, simbol i artit të Rilindjes Fiorentine u zhvillua të dielën në mbrëmje, duke mbledhur rreth vetes jo pak personalitete të shquara të kinematografisë.

Filmi dokumentar i Sejkos u shfaq në kinematë shqiptare pas përfundimit të saj në kinematë italiane.

Në thelb të ketij filimi qëndron rrëfimi i një udhëtimi drejt Italisë kur në vitin 1991 një anije me një ngarkesë të pazakontë iu drejtua brigjeve italiane.

Gjithashtu, dokumentari na tregon për përpjekjet e njerëzve për t’u ngjitur në ato anije për të nisur një jetë më të mirë, momentin e largimit, por dhe “mikpritjen” e vendit fqinj, Italisë.

 /Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here