“Rockfest” së shpejti në Tiranë

0

Festivali i muzikës rock, i njohur si “Rockfesti i Tiranës” pritet të vijë së shpejti me një koncert dedikuar të rinjëve të apasinuar pas kësaj rryme.

Ky aktivitet organizohet dy herë në vit në Tiranë, nga Akademia  Moderne e Muzikës, “Hollywood”.

Në këtë koncert do të marrin pjesë studentë të Akademisë “Hollywood” të shoqëruar nga pedagogë si dhe muzikantë të tjerë të famshëm nga Tirana.

E veçanta e këtij koncerti është se data e mbajtjes së tij, përkon me Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.

“Rockfest” tashmë është kthyer në traditë, ku edhe këtë vit  pritet të mbledhë jo pak të rinj dhe  adhurues të muzikës rock.

Ky aktivitet do të mbahet në ambjentet e Amfiteatrit tek Parku i Liqenit në Tiranë, në datën 22 qershor.

/Najada Fosa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here