Robotë në Lojërat Olimpike, do kenë funksione si asistentë ndaj publikut

Lojërat Olimpike do të mbahen në Japoni në vitin 2020. Ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim në vitet e kaluara në këto Lojëra Olimpike do të marrin pjesë edhe robotët. Organizatorët e Olimpiadave kanë lançuar projektin e tyre ambicioz i cili konsiston në infiltrimin e robotave në Olimbiadë të cilët do kenë funksione

Lojërat Olimpike do të mbahen në Japoni në vitin 2020. Ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim në vitet e kaluara në këto Lojëra Olimpike do të marrin pjesë edhe robotët. Organizatorët e Olimpiadave kanë lançuar projektin e tyre ambicioz i cili konsiston në infiltrimin e robotave në Olimbiadë të cilët do kenë funksione si asistentë ndaj publikut, punime apo lojtarë në lojëra.

E kishte menduar Disnay e para, por nëpërmjet një filmi të animuar Big Hero 6 me të cilin arriti të fitoje edhe Oskarin. Por animimet sidomos në fantashkence duket se kanë pasur funksionin e stimulit për inxhinierët të cilët po i kthejnë në një realitet të prekshëm siç është edhe rasti i robotëve në lojërat olimpike në vitin 2020.
Por robotika tashmë ka zënë njuë rol të rëndësishëm jo vetem në sport por në fusha të tjera të rëndësishme të jetës si mjekësi, ekonomi, aeronaustikë apo edhe shumë të tjera. Nga nano robotët që injektohen në trupat tanë për të kuruar probleme të ndryshme shëndetësore, pa pasur nevojë të përdoret bisturia dhe deri në robotët me përmasa më të mëdha me funksion eksplorimin e Planetit Mars.

Projekti me robotët e Lojërave Olimpike është një hap tjetër në fushën e robotikës e cila çdo ditë bëhet edhe më e prekëshme në jëtën e gjithsecilit. Sipas teorive të disa futuristëve pas pak vitesh teknologjia e inkorporuar në robotët do të jetë e tillë që të mundin të arsyetojnë dhe të mësojnë në mënyrë të pa varur nga njeriu.

G. Alla

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar