Tratativa midis Milanit dhe Santosit për Robinjon kanë përfunduar, sulmuesi do të qëndrojë në Milano, kjo është konfirmuar nga të dy klubet. Të gjitha palët nuk ishin në gjendje që të binin dakord për shumëen e trasfertës dhe pagën e lojtarit kështuqë ai do të qëndrojë në Itali. “Santosi raporton se ka dështuar tratativa për
Tratativa midis Milanit dhe Santosit për Robinjon kanë përfunduar, sulmuesi do të qëndrojë në Milano, kjo është konfirmuar nga të dy klubet.
Të gjitha palët nuk ishin në gjendje që të binin dakord për shumëen e trasfertës dhe pagën e lojtarit kështuqë ai do të qëndrojë në Itali.
“Santosi raporton se ka dështuar tratativa për të arritur një kontratë me Robinjon. Klubi, lojtari dhe Milani të gjithë tentuan për të gjetur gjuhën e përbashkët për vlerën dhe kushtet që mund të na lejonte transferimin e tij. Edhe pse bëmë oferta nga të gjitha anët ishte e pa mundur që të binim dakord me shifrat” ka komunikuar në një deklaratë klubi brazilian.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga zv/presidenti Adriano Galiani i cili ka pranuar se Robinjo do të qëndrojë në Milanelo
“Është e vërtetë Robinjo është akoma me Milanin. Santosi vendosi që të ndërpres negociatat. Çështja është e mbyllur”. Është shprehur Galiani.
Milani me siguri është tërheur nga gara për Adem Ljalic pasi, Galiani ishte shprehur se pa shitur nuk do blihej.
Brazilianit i mbaron kontrata qershorin e ardhshëm.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *