Robinjo i irrituar nga deklaratat e Santosit

0

Sulmuesi i Milanit, Robinjo, është i pakënaqur me deklaratat nga ana e Santosit se ai kërkon pagë të lartë për të nënshkruar me brazilianët.

Përfaqësues të klubit kanë thënë këto ditë se 29-vjeçari duhet të jetë më real në kërkesat e tij, ndërkohë që babai i futbollistit thotë se djali i tij është i gatshëm të heqë dorë nga paga që merr te kuqezinjtë për t’u kthyer te ish-klubi.

“Ai do ta pranojë faktin se do të përfitojë shumë më pak me qëllim që të kthehet te Santosi. Robinjo ka qenë shumë i irrituar kur ka dëgjuar se Santosi flet për kërkesa të caktuara page, gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë”, ka thënë babai i Robinhjos për “Lancenet”.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here