Robert Elsie publikon foto të Shqipërisë së vitit 1913

Robert Elsie publikon foto të Shqipërisë së vitit 1913

Robert Elsie, albanologu i njohur, ka publikuar në sajtin e tij, një koleksion fotografish të rralla me rëndësi të madhe historike. Bëhet fjalë për foto të jugut të Ballkanit, viseve shqiptare dhe ndër të tjera edhe të Çamërisë. Ato janë realizuar në vitin 1913 nga zvicerani Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas). Ndonëse nuk dihet

Robert Elsie, albanologu i njohur, ka publikuar në sajtin e tij, një koleksion fotografish të rralla me rëndësi të madhe historike. Bëhet fjalë për foto të jugut të Ballkanit, viseve shqiptare dhe ndër të tjera edhe të Çamërisë. Ato janë realizuar në vitin 1913 nga zvicerani Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas). Ndonëse nuk dihet muaji në të cilin fotografitë kanë marrë jetë, fakti që i përkasin vitit 1913, në të cilin Konferenca e Ambasadorëve në Londër dha verdiktin për Shqipërinë, i bën ato edhe më të veçanta.

6 2

Në fokusin e Buasonasë kanë qenë imazhe të shumta si: Ura e Artës; plazhi dhe Kalaja e Pargës; imazhe nga Paramithia: një shtëpi karakteristike, tregu e xhamia e fshatit dhe gra shqiptare me veshje popullore, që qepin rrobat ulur në shkallë; kalaja e Janinës; Konica e famshme e Faikut; rreth pesë pamje nga Filati, ndër to edhe një gjol i vogël; lumi Tiamis në Vërselë të Çamërisë; Ura e Gumanit në Filat; dy foto nga Delvina; e më pas Kaçaniku, Ferizaj dhe malet e Sharrit; Gjilani e Fushë Kosova; Graçanica e Prishtina janë vendet që ai fokusoi në celuloid. Shqipëria e 100 viteve më parë na shfaqet kaq e varfër, e prapë kaq e bukur, e thellë-thellë, kaq e dhimbshme. Vihet re që albanologu Elsie ka sqaruar në diçiturat e imazheve se këto zona, tashmë (për fat të keq) janë në Greqi.

Buasona ishte magjepsur nga Greqia dhe në periudhën 1907-1913 udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon në vitin 1913 me historianin zviceran të artit Daniel Bo-Bovi (Daniel Baud-Bovy, 1870-1958) ishte veçanërisht i frytshëm. Fotografitë e Greqisë dhe, në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek, kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar