Rivihet në skenë komedia franceze “8 FEMRAT” në ArTurbina

0

Yllka Mujo vjen me komedinë franceze “8 FEMRA” ,në rolin e Gabit, një zonjë elegante e cila i donte shumë paratë , pak të bijat dhe aspak bashkëshortin!

Pjesë e aktorëve që do të interpretojnë është edhe aktorja Olta Daku, e cila njihet  nga një pjesë audience edhe në shumë role të tjera, në komedi dhe dramë kryesisht! Përmendim edhe aktore të tjera si: Zamira Kita,  Raimonda Bulku, Merita Çoçoli, Blerta Belliu, Ilda Pepi, Klodjana Keco dhe  Paola Kodra.

Komedia do të interpretohet në ArTurbina duke filluar nga nesër më datë 27deri më 31 të këtij muaji, në orën 19:00.

Nën regjinë e Driada Dervishit , kostumografi të Berina Kokonës dhe skenë nga Fjoralba Prifti komedia pritet të jetë një mesazh dhe sukses për të gjithë audienën.

A.Tufa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here