Rita Ora, homazh gjyshit të saj

Rita Ora, homazh gjyshit të saj

Rita Ora i ka bërë homazh sot gjyshit të saj,regjisorit dhe intelektualit  të njohur, Besim Sahatçiu. Rita nëpërmjet rrjetit Instagram, ka postuar disa fotografi, duke u shprehur se ja dedikon atij të gjitha arritjet e saj në muzikë, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo. “Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu.

Rita Ora i ka bërë homazh sot gjyshit të saj,regjisorit dhe intelektualit  të njohur, Besim Sahatçiu. Rita nëpërmjet rrjetit Instagram, ka postuar disa fotografi, duke u shprehur se ja dedikon atij të gjitha arritjet e saj në muzikë, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.

“Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu. Të dua. Ti më bërë të besoj se kjo është e mundur. Historitë e tua, filmat e tu janë aq të mrekullueshëm. Ti besove tek unë më parë nga të gjithë. Dreqin sa “gansta” që ishe. Mos u përziej në telashe atje lart. Të do, Rita Pita.”- shkruan ajo në Instagram, ndërsa njëra pas tjetrës, poston fotografi të regjisorit gjatë punës së tij.

Ai lindi më 2 tetor 1935 në Pejë, dhe u nda nga jeta më 18 tetor 2005 në Prishtinë. Besim Sahatçiu është regjisor i disa filmave; 1975 Tito in Kosovo, 1975 Pehlivanët, 1975 Trimi, 1976 117, 1983 Nabujala reka , 1981 Swelling River, 1981 Tre vetë kapërcejn malin, 1980 Tito e Kosova 79, 1979 Era e Lisi, 1977 Duke pritur Godon , 1977 Pasqyra.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar