Rinisin specializimet në mjekësi, në total 325 kuota

Pas 3 vitesh bllokimi, rinisin specializimet në mjekësi me një total prej 325 kuotash të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas “Gazeta Shqiptare” ministri Ilir Beqja ka bërë me dije se deri në fund të muajit Ministria e Arsimit dhe e Sportit do të ketë miratuar numrin përfundimtar të pranimeve të reja. “Ne si Ministri

Pas 3 vitesh bllokimi, rinisin specializimet në mjekësi me një total prej 325 kuotash të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas “Gazeta Shqiptare” ministri Ilir Beqja ka bërë me dije se deri në fund të muajit Ministria e Arsimit dhe e Sportit do të ketë miratuar numrin përfundimtar të pranimeve të reja. “Ne si Ministri Shëndetësie i kemi kërkuar MAS-it 325 kuota specializimi. Nga këto, për Ministrinë e Shëndetësisë janë planifikuar 180, për kandidatët që vijnë nga trojet 20, ndërsa 125 janë kuota të pambuluara. Kjo është kërkesa jonë, ndërkohë që besoj se deri në fund të këtij muaji Ministria e Arsimit do të shpallë dhe numrin e kuotave të miratuara”, u shpreh Beqaj.
Për më tepër ministri i Shëndetësisë, sikurse bën me dije “GSH”, tregoi edhe për fushat e specializimit që do të hapen këtë vit dhe ndarjen e kuotave sipas këtyre fushave.

“Numrin më të lartë të kuotave e kemi kërkuar për mjek familje, për të cilin kemi propozuar 20 të tilla. Pas këtij specialiteti, renditen Kardiologjia dhe Obstetrikë-Gjinekologjia me nga 18 kuota si dhe Anestezia e Reanimacionit e Kirurgjia e Përgjithshme me nga 15 kuota. Po ashtu, kemi kërkuar nga 12 pranime të reja për Pediatrinë, Mjekësinë e Urgjencës dhe Diagnozën me Imazhe”

/Ilda Xhafa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar