Rinisin sot bisedimet me Izraelit dhe Palestinës

Rinisin sot bisedimet me Izraelit dhe Palestinës

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet për paqe në mes të palestinezëve dhe izraelitëve pritet të rinisin sot në Washington. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki ka thënë përmes një deklarate se Kerry personalisht “ka dërguar ftesa që palët të nisin drejt Ëashingtonit ekipe me zyrtarë të lartë negociatorësh që dhe formalisht

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet për paqe në mes të palestinezëve dhe izraelitëve pritet të rinisin sot në Washington.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki ka thënë përmes një deklarate se Kerry personalisht “ka dërguar ftesa që palët të nisin drejt Ëashingtonit ekipe me zyrtarë të lartë negociatorësh që dhe formalisht të vazhdojnë negociatat direkte për statusin final”.

Psaki ka thënë se Izraeli do e dërgojë ministren e drejtësisë, Tzipi Livni dhe Yitzhak Molcho, ndërsa palestinezët do e dërgojnë kryenegociatorin Saeb Erekat dhe Muhammad Shtayyeh.

Njoftimi për bisedime të reja është bërë pasi kabineti qeveritar i Izraelit të dielën liroi 104 të burgosur palestinezë.
Në Aman të premten, Kerry njoftoi se liderët izraelitë dhe palestinezë janë pajtuar të rifillojnë negociatat të bllokuara tashmë tre vjet. Pritët që këto ditë në Washington të arrijnë shefja e ekipit izraelit Tzipi Livni dhe homologu i saj palestinez, Saeb Erekat, për të filluar negociatat.

Bisedimet izraelito – palestineze u ndërprenë në vitin 2010 kur Izraeli refuzojë që të ndalojë ndërtimin e shtëpive të banimit për izraelitët në Bregun Perëndimor.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar