Do të rikthehet pas 8 vitesh ndërprerje në Shëngjin linja e tragetit Shëngjin-Brindizi. Kryetari i Kuvëndit Ilir Meta dhe ministri i Transportit përuruan linjën e tragetit ndërsa konsideruan atë si një port mjaft të rëndësishëm për veriun. Për këtë port, Ministria e transporit dhe Infrastrukurës ka investuar për ndërtimin e hyrjes së portit dhe zyrave
Do të rikthehet pas 8 vitesh ndërprerje në Shëngjin linja e tragetit Shëngjin-Brindizi. Kryetari i Kuvëndit Ilir Meta dhe ministri i Transportit përuruan linjën e tragetit ndërsa konsideruan atë si një port mjaft të rëndësishëm për veriun.
Për këtë port, Ministria e transporit dhe Infrastrukurës ka investuar për ndërtimin e hyrjes së portit dhe zyrave të sigurisë rreth 26 milionë lekë, investim ky prej të ardhurave të buxhetit të shtetit. Ky port sipas Ministrit Haxhinasto, ka një kapacitet prej 1 milion ton në vit. Në Shëngjin së shpejti pritet të nis edhe ndëritimi i porteve të Jahteve, një invesim ky austriako-slloven.
Brënda këtij sezoni turistik synohet të vihet në funksion dhe linja e pasagjerëve Bari-Shëngjin, çka do ta kthejë Shëngjinin në një port të rëndësishëm, jo vëtëm për mallrat por edhe për pasagjerët e gjithçka tjetër. ”Ky investim është vetëm fillimi për transformimin e portit”- është shprehur Ilir Meta.
/Rovena Mydini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *