Rikthehet edukimi fizik në shkolla e universitete

Nikolla: Do të ketë përmisim të ligjit për sportin Ministrja e Arsimit dhe  Sportit, Lindita Nikolli u shpreh se do të ketë një rikthim të sportit shkollor dhe përmisim të ligjit për sportin. Edukimi fizik pritet të rikthehet jo vetëm në sistemin pasuniversitar, por edhe në universitete. Kjo nismë është mbështetur nga Rektori i Universitetit të Sportit, Vejsel Rizvanolli, i cili e ka përcaktuar si domosdoshmëri e veçanërisht për fëmijët të cilët çdo ditë e më shumë vuajnë mungesën e aktivitetit fizik. Ora e edukimit fizik shihej si orë pushimi për të pirë kafe, por ky fenomen do të marrë fund, pasi Ministria e Arsimit dhe e Sportit do të aktivizojë sportin në shkolla. Brenda muajit do të rikthehen palestat e  marra nga palët e treta institucioneve arsimore. “Ne çliruam ambientet shkollore nga kjo problematikë që ekzistonte prej vitesh. Brenda 25 tetorit nuk do të ketë më as lokale dhe as palestra me qira në shkolla. Do të ndryshojmë programin mësimor, pasi në Maturë nuk ka fare orë fizkulture dhe në universitet gjithashtu. Ajo që ne synojmë është që t’i orientojmë të rinjtë drejt sportit. Kjo është mjaft e rëndësishme”, – tha Nikolla. Nga ana tjetër shprehet se do të krijohet Federate Shkollore që do të ketë 1-2 persona përfaqësues për sportin. “Ne si ministri do ta kemi prioritet sportin. Dhe me këtë sy duhet të shihet edhe nga të rinjtë e nga media. Një shoqëri që nuk e ka në vëmendje aktivitetin fizik për ta kultivuar që herët, sigurisht që do të ketë mjaft probleme në vijim”, – tha Nikolla. Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Sportit, Vejsel Rizvanolli e shikon si domosdoshmëri riaktivizimin e edukimit fizik në shkoll. Për rikthimin e orëve të sportit në universitete shprehet se duhet të jenë si lëndë me zgjedhje, ku duhet t’u plotësohen kushtetet studentëve që e përzgjedhin. Sipas tij duhet të ngrihet Federata Universitare, që të harmonizojë aktivitetet në nivel kombëtar. /Rovena Dupi/ ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar