Banka Qëndrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po heton rolin e Deutche Bank për një skemë pastrimi parash që ka përfshirë dhe bankën Danske të Danimarkës. Drejtori ekzekutiv i Deutche Bank, Chritian Sewing, tha javën e kaluar se banka ishte duke hetuar një çështje lidhur me Danske brenda vendit dhe nuk kishte indikacione për
Banka Qëndrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po heton rolin e Deutche Bank për një skemë pastrimi parash që ka përfshirë dhe bankën Danske të Danimarkës.
Drejtori ekzekutiv i Deutche Bank, Chritian Sewing, tha javën e kaluar se banka ishte duke hetuar një çështje lidhur me Danske brenda vendit dhe nuk kishte indikacione për ndonjë sjellje të dyshimtë nga ana e bankës.
Danske është nën hetime për pagesa të dyshimta prej 200 miliardë eurosh nga viti 2007 deri në vtin 2015.
Një drejtor në Deutche Bank ka thënë se kjo bankë ka luajtur vetëm një rol dytësor si një degë korrespondente në Danske Bank.
Nëntorin e viti të kaluar, banka më e madhe e Gjermanisë ishte subjekt i një pretendimi tjetër për pastrimin e parave.
Policia kontrolloi zyrat e të gjithë anëtarëve të bordit të Deutsche Bank si pjesë e një bastisje dy-ditore dhe hetimeve mbi akuzat për pastrim parash, të lidhura me Panama Papers.
/G.Asllani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *