Revolta e Spaçit, përkujtohet nga të përndjekurit politik

Revolta e Spaçit, përkujtohet nga të përndjekurit politik

Të përndjekurit politik kanë përkujtuar dje në një konferencë, 40-vjetorin e revoltës së Spaçit. Fushata elektorale e këtij viti, nuk mund të linte pa përmendur edhe të përndjekurit politik, të cilët tashmë janë të ndarë në dy kampe. Kjo konferencë u zhvillua nën kujdesin e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Institutit të Studimeve të Krimeve

Të përndjekurit politik kanë përkujtuar dje në një konferencë, 40-vjetorin e revoltës së Spaçit. Fushata elektorale e këtij viti, nuk mund të linte pa përmendur edhe të përndjekurit politik, të cilët tashmë janë të ndarë në dy kampe.

Kjo konferencë u zhvillua nën kujdesin e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Muzeut Historik Kombëtar në nder dhe kujtim të ekzekutuarve politik. Mund të përmendim këtu Dervish Bejko, Hajro Pashaj, Pal Zefi, Skënder Daja, si dhe dhjetra të tjerë të burgosur të cilët pas revoltës u dënuan me 1700 vjet burg.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti. “ Ne përkujtojmë sot, siç kemi bërë rregullisht këta 20 vjet, heroizmin e tyre, jetët e ndërprera dhe përcjellim së bashku mesazhin e tyre dhe u themi me solemnitet: Ëndrra për një Shqipëri të hapur dhe të lirë u bë. Ëndrra për një jetë të begatë, me pasuri tënden, me vlera e virtyte, ka nisur dhe vazhdon e sigurtë”- tha Zhiti

Ministri i Kulturës, Visar Zhiti u premtoi dje se Spaçi dhe burgje të tjera do të shëndërrohen në muze. Ai u premtoi ish të dënuarve politikë se qeveria Berisha nëpërmjet një projekti ambicioz do të shëndërrojë burgun e Spaçit  në një muze, në një qendër kulture, vend i cili do të jetë gjithmonë dëshmi e historisë për të vërtetën e hidhur që ajo mbart.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar