Revista ”People”, ndarja e çmimeve

Mbrëmjen e së dielës e gjithë vëmendja ka qënë në Los Anxhelos. Eventi i përvitshëm “People’s Choice Awards ” i organizuar nga revista “People” mblodhi të gjithë artistët më të mëdhenj. Familja Kardashian, ishte mes fituesve të këtij viti për reality show “Keeping Up With the Kardashians” i cili  u shpall si reality show më i

Mbrëmjen e së dielës e gjithë vëmendja ka qënë në Los Anxhelos. Eventi i përvitshëm “People’s Choice Awards ” i organizuar nga revista “People” mblodhi të gjithë artistët më të mëdhenj.

Familja Kardashian, ishte mes fituesve të këtij viti për reality show “Keeping Up With the Kardashians” i cili  u shpall si reality show më i mirë i vitit 2018.

Përpos falenderimeve, protagonistët tërhoqën vëmendjen duke prekur publikun me fjalët dedikuar ngjarjeve që kanë tronditur  së fundmi  SHBA.

Interpretimi në filmin “Black Panther” i dha Chadwick Boseman titullin si aktori më i mirë mashkull për vitin 2018, ndërsa Scarlett Johansson u shpall aktorja më e mirë femër për rolin e saj në Avengers: Infinity War, që u kualifikua si filmi më i mirë i vitit.

Çmimin si artisti më i mirë e rrëmbeu Shawn Mendes, ndërsa Nicky Minaj artistja më e mirë femër.

Plot stil e elegancë, vëmendjes nuk i shpëtoi as Rita Ora jo vetëm në tapetin e kësaj ceremonie por edhe në skenë teksa performoi këngën e saj“Let You Love Me”.

th (6)

th (7)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/T.Mazreku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar