Reuters: Rama udhëheq, Sali Berisha drejt fundit të karrierës politike

Reuters: Rama udhëheq, Sali Berisha drejt fundit të karrierës politike

Mediat e huaja që nga dita e djeshme raportojnë vazhdimisht për zgjedhjet në vendin tonë. Sipas tyre në avantazh është opozita duke kryesuar zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Reuters, nuk ka asnjë dyshim se fitorja është e sigurt, duke shkruar se opozita po udhëheq në këto zgjedhje, ndërkohë që pritet vetëm rezultati, ndërsa për shumë

Mediat e huaja që nga dita e djeshme raportojnë vazhdimisht për zgjedhjet në vendin tonë. Sipas tyre në avantazh është opozita duke kryesuar zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas Reuters, nuk ka asnjë dyshim se fitorja është e sigurt, duke shkruar se opozita po udhëheq në këto zgjedhje, ndërkohë që pritet vetëm rezultati, ndërsa për shumë analistë ky i fundit nuk do zbresë poshtë 83 mandateve.

Ajo që thekson Reuters është se KQZ-ja fillimisht ishte e heshtur, duke mos nxjerr rezultate paraprake.

Sipas agjencisë së njohur, Rama dhe koalicioni që ai udhëheq kryeson në Tiranë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.

Gjithashu kjo humbje shënon dhe fundin e karrierës politike të Sali Berishës, thuhet më tej në raportimet e Reuters.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar