Reuters: Çekia mund të bllokojë statusin për Shqipërinë

Një sinjal negativ vjen nga Çekia për statusin kandidat të Shqipërisë në BE. Në prag të vendimit të BE-së për statusin kandidat,  Çekia bën  të ditur se statusi kandidat për Shqipërinë mund të bllokohet nga Praga për shkak të konfliktit që shteti shqiptar ka me kompaninë çeke, CEZ. Lajmi konfirmohet sot nga agjensia e lajmeve “

Një sinjal negativ vjen nga Çekia për statusin kandidat të Shqipërisë në BE.

Në prag të vendimit të BE-së për statusin kandidat,  Çekia bën  të ditur se statusi kandidat për Shqipërinë mund të bllokohet nga Praga për shkak të konfliktit që shteti shqiptar ka me kompaninë çeke, CEZ.

Lajmi konfirmohet sot nga agjensia e lajmeve “ Reuters” e cila duke iu referuar burimeve nga Bashkimi Europian, thekson se statusi mund të bllokohet për shkak të konflikteve të Shqipërisë kundër kompanisë çeke, CEZ.

Ndërkohë, sekretari çek i shtetit shqiptar për marrëdhëniet me Bashkimin Europian, Tomas Prouza ka thënë se duhet marrë parasysh që statusi i vendit kandidat nuk mund të bazohet vetëm në një çështje të veçantë, por ka edhe shumë rregulla të tjera në BE, të cilat çdo vend duhet t’i ndjekë.

Pak muaj më parë, Kryeministri Rama dhe Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri njoftuan nisjen e bisedimeve me kompaninë çeke për gjetjen e një zgjidhjeje për të shmangur Gjykatën e Arbitrazhit, por CEZ ka ngritur një padi kundër shtetit shqiptar.

Sipas burimeve të CTK-së, Praga ka kritikuar faktin se bisedimet ndërmjet Shqipërisë dhe CEZ-it në Vjenë nuk kanë pasur rezultat.

“CEZ-i tashmë kërkon dëmshpërblim nga Shqipëria për të mbrojtur investimet e bëra”, thuhet në mediat çeke.

 

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar