Republika e Kosovës do të hapë zyrën e vet në Athinë

Republika e Kosovës do të hapë zyrën e vet në Athinë

Republika e Kosovës do të hapë shumë shpejt zyrën e vet në Athinë, pas hapjes së zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi. Për hapjen e një zyre edhe në kryeqytetin grek janë shtuar kontaktet me Athinën zyrtare, për të krijuar një zyrë ndërlidhëse, duke qenë se Greqia është i vetmi shtet i rajonit, veç serbisë,

Republika e Kosovës do të hapë shumë shpejt zyrën e vet në Athinë, pas hapjes së zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

Për hapjen e një zyre edhe në kryeqytetin grek janë shtuar kontaktet me Athinën zyrtare, për të krijuar një zyrë ndërlidhëse, duke qenë se Greqia është i vetmi shtet i rajonit, veç serbisë, që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Ky lajm është bërë i ditur nga burime diplomatike të cilat gjithashtu deklarojnë se përfaqësues nga Ministria e Jahtme e Kosovës ka qëndruar më 10 qershor në Athinë ku kanë diskutuar për detajet e funksionimit të kësaqj zyre.

Burimi diplomatik ka thënë për gazetën “Tribuna” se detajet e funksionimit të zyrës janë duke u përcaktuar, por që nuk do të ketë implikim në njohjen e Kosovës.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar