Replika të ashpra mes Ramës e Berishës

Meta: Mos harroni që janë Krishtlindjet sot  Rama: Ajo që na takonte ne për shqiptarët e larguam problemin e tyre të madh nga qeveria, ajo që na takon ne si shumicë pas 23 qershorit ne po e bëjmë duke e mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita dhe duke i dhënë mundësi opozitës të ndjehet mirë dhe kur ndjehet mirë duke bërë keq për opinionin e parlamentin dhe nivelin e sjelljes që ky parlament demonstron. Them se ky parlament, dhe opozita duhet të sillet me mënyrë të përgjithshme, se kur plakut të shpis i sos kandili të mos sillet si plaku Mere në lagje, por bëjeni këtë që të mos e lemë Shqipërinë dhe parlamentin në një lagje që turbullohet sa herë plaku del nga shpia edhe pse i është sosur kandili i arsyes E rikërkon fjalën Berisha  Meta: Ki parasysh se janë Krishtlindjet sot Berisha: Dy fjalë kam unë. Çdo dy tre muaj ndërron besimin ai, kot. Në një hark 3 mujor diskreditoi Shqipërinë para syve të botës, e bëri për karrigen e tij, bllokoi statusin, zgjoi reagimin më të madh, në një hark tre mujor po shndërron financat publike në një gjëmë të madhe që do zeje të parin atë poshtë. Unë e di që ju s’ia thoni, por ai duhet të vizitohet. /Objektiv.al/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar