Rëndësia e Vitaminës K

Organizmi i njeriut është ndërtuar në atë mënyrë që e bën vitaminën K të domosdoshme për t’u konsumuar. Sipas studimeve të bëra kjo vitaminë nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet tona pasi ajo ndihmon direkt në mbrojtjen e kockave, kalcifikimin e enëve të gjakut si dhe koagulimin e gjakut. Ndër ushqimet më në zë

Organizmi i njeriut është ndërtuar në atë mënyrë që e bën vitaminën K të domosdoshme për t’u konsumuar. Sipas studimeve të bëra kjo vitaminë nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet tona pasi ajo ndihmon direkt në mbrojtjen e kockave, kalcifikimin e enëve të gjakut si dhe koagulimin e gjakut.

Ndër ushqimet më në zë që e bartin këtë vitaminë janë kryesisht gjethet jeshile si spinaqi, lulelakra, lakra, shpargujt dhe bizelet. Përmendim këtu fasulet dhe bathët, të cilat janë janë tërësisht të mbartura nga kjo vitaminë.

Ndërsa ulliri, soja, vaji, mishi, drithërat, qumështi dhe nën produktet e tij kanë sasi më të vogla të kësaj vitamine, por gjithsesi janë të këshillueshme të konsumohen.

Kjo vitaminë trash gjakun dhe parandalon hemoragjinë, mbron kockat nga frakturat, ndihmon në koagulimin e gjakut, forcon kockat pas akumulimit të kalciumit në brendësi të tyre gjithashtu është e domosdoshme në rastet e plagëve në lëkurë.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar