Rekrutohen 769 shqiptarë për luftën në Siri

Rekrutohen 769 shqiptarë për luftën në Siri

Agjencia “AINA” bën të ditur se një organizatë në dukje me qëllime humanitare ka rekrutuar një numër shqiptarësh, të cilët janë dërguar për të marrë pjesë në luftimet që zhvillohen prej muajsh në Siri. Mediat e huja bëjnë të ditur se organizata turke “IHH” ka mledhur një numër shqiptarësh në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni. Numri

Agjencia “AINA” bën të ditur se një organizatë në dukje me qëllime humanitare ka rekrutuar një numër shqiptarësh, të cilët janë dërguar për të marrë pjesë në luftimet që zhvillohen prej muajsh në Siri.

Mediat e huja bëjnë të ditur se organizata turke “IHH” ka mledhur një numër shqiptarësh në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni. Numri total i shqiptarëve të rekrutuar arrin në 769.

Të rekrutuarit janë trajnuar në Turqi më pas janë dërguar në Siri për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Lirë siriane.

Agjencia “AINA” shkruan se njerëzit e mbledhur  në Tiranë janë dërguar në Turqi dhe janë trajnuar në përgatitje ushtarake nga oficerë amerikanë në pension. Trajnimet janë bërë në bazën ushtarake “Reyhanli” në provincën jugore të Turqisë, Hatay. Baza ushtarake ku vendosen personat e rekrutuar ndodhet pranë kufirit me Sirinë dhe kalimi i ushtarëve të rinj drejt terrenit të luftimeve nuk është i vështirë gjeografikisht.

Mësohet se disa prej personave të rekrutuar pasi morën pjesë në luftimet disamujore në Siri kanë humbur jetën ,kurse disa të tjerë janë kthyer në Shqipëri.

 

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar