Rekord kuqezi, Shqipëria e 38-ta në FIFA

Rekord kuqezi, Shqipëria e 38-ta në FIFA

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit vazhdon të thyejë rekordet e veta në renditjen e FIFA-s. Shqipëria renditet e 38-ta për muajin qershor, si asnjëherë më parë në histori. Përfaqësuesja kuqezi ngjitet vende më lart, ndërkohë që një muaj më parë ishte e 43-ta, edhe ky një rekord. Ky është një motivim më tepër për skuadrën e

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit vazhdon të thyejë rekordet e veta në renditjen e FIFA-s. Shqipëria renditet e 38-ta për muajin qershor, si asnjëherë më parë në histori.

Përfaqësuesja kuqezi ngjitet vende më lart, ndërkohë që një muaj më parë ishte e 43-ta, edhe ky një rekord. Ky është një motivim më tepër për skuadrën e drejtuar nga italiani Xhani de Biazi në prag të ndeshjes me Norvegjinë, e cila luhet të premten në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Katër vendet e para në renditjen e FIFA-s mbeten të pandryshuara. Spanja në krye, e cila ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia dhe Ekuadori. Brazili pëson tjetër rënie, duke përfunduar i 22-ti.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar