Rekord i ri fluturimi, Nju Jork-Londër në 5 orë e 16 minuta

Një fluturim nga Nju Jorku në Londër ka thyer rekordin për udhëtimin më të shpejtë ndonjëherë në një avion subsonik të pasagjerëve të kësaj linje, duke prekur tokën për pak më shumë se pesë orë. Boeing 787-9 Dreamliner Norvegjez, u shty nga një rrymë motorrike e fuqishme e avionit teksa udhëtoi nëpër Atlantik dhe kreu

Norwegian

Një fluturim nga Nju Jorku në Londër ka thyer rekordin për udhëtimin më të shpejtë ndonjëherë në një avion subsonik të pasagjerëve të kësaj linje, duke prekur tokën për pak më shumë se pesë orë.

Boeing 787-9 Dreamliner Norvegjez, u shty nga një rrymë motorrike e fuqishme e avionit teksa udhëtoi nëpër Atlantik dhe kreu uljen 53 minuta më herët se sa pritej. Avioni, mbante në bord  284 pasagjerë.

Ai u nis nga JFK në ora lokale 11:44am para se të arrinte një shpejtësi maksimale prej 776 mph ose përafërsisht 1250 km/h. dhe të ulej në Londër Gatëick në 9.57pm ,GMT në orën lokale të Londrës.

Fluturimi u arrit prej pesë orë e 16 minuta, tre minuta më shpejt se rekordi i mëparshëm i vendosur nga një fluturim i British Airways në 2015.

Harold van Dam, kapiteni i fluturimit DY7014,  tha se nëse nuk do të ishte prej turbullirave të shumta ,  koha e udhëtimit mund të ishte edhe më e shkurtër, raportoi Mail Online.

Ai tha: “Ne ishim në ajër për pak më shumë se pesë orë dhe nëse nuk do kishte qenë kohë me turbullira të parashikuara në lartësi më të ulëta, ne mund të kishim udhëtuar edhe më shpejt”.

Kalimi më i shpejtë ndonjëherë i Atlantikut  u arrit nga një fluturim i British Airways Concorde nga Nju Jorku në Londër, i cili u krye në vetëm 2 orë e 52 minuta dhe 59 sekonda.

Përgatiti : E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar