Reali tundon PSG, 40 milionë për Verratin

Reali i Madridit troket në dyert e Paris Saint Germain për Marco Verratin. Klubi kampion i Europës ka veçuar një investim prej 40 milionë eurosh për mesfushorin italian që i pëlqen aq shumë Carlo Ancelottit. Kontaktet e para në këtë drejtim janë kryer që në ditët e para të qershorit në një udhëtim të Donato

Reali i Madridit troket në dyert e Paris Saint Germain për Marco Verratin. Klubi kampion i Europës ka veçuar një investim prej 40 milionë eurosh për mesfushorin italian që i pëlqen aq shumë Carlo Ancelottit.

Kontaktet e para në këtë drejtim janë kryer që në ditët e para të qershorit në një udhëtim të Donato di Campli, agjentit të futbollistit, në kryeqytetin spanjoll.

Me Angel Di Marian që drejtohet për te Paris Sain Germain për rreth 60 milionë euro dhe me tratativat e avancuara për blerjet e James Rodriguez nga Monaco dhe Tony Kroos nga Bajerni i Mynihut, bëhet më i përshtatshëm një rinovim i rëndësishëm në mesin e fushës.

Në Paris deri më tani e kanë konsideruar Verratin të pashitshëm, por ky është një vit i vecantë, pasi efektet e Fair play financiar, por i kushtëzojnë jo pak planet e klubit në pronësi të sheikut Al Thani. Kjo është një fazë delikate, duke qenë se trajneri Laurent Blanc mbetet në ndjekje të Paul Pogba.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar