Reali ofron 40 milionë euro për Runin

Reali ofron 40 milionë euro për Runin

Reali i Madridit mësohet të ketë ofruar 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, Uejn Runi. Oferta e klubit madrilen vjen pas lajmit se Runi kërkon të largohet nga Mançester Junaited. Sipas shtypit anglez, negociatat midis Florentino Perezit dhe David Gill, shefit ekzekutiv të klubit anglez, kanë filluar me interesin e supozuar

Reali i Madridit mësohet të ketë ofruar 40 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, Uejn Runi. Oferta e klubit madrilen vjen pas lajmit se Runi kërkon të largohet nga Mançester Junaited.

Sipas shtypit anglez, negociatat midis Florentino Perezit dhe David Gill, shefit ekzekutiv të klubit anglez, kanë filluar me interesin e supozuar të skuadrës angleze për të rimarrë në skuadër yllin portugez Kristiano Ronaldo, gjë që nuk është pranuar nga madrilenët.

Emri i Runit erdhi pas kërkesës së tij për t’u larguar nga “Old Traford”. Një tjetër arsye se pse sulmuesi kërkon të largohet nga Mançester Junaited janë edhe marrëdhëniet jo të  mira me trajnerin e ri David Mojes.

Nga ana tjetër madrilenët janë te gatshëm të derdhin 40 milionë euro ne arkën e skuadrës angleze për sulmuesin.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar