Real Madrit ka fituar në finalen e kampionatit miqësor të zhvilluar në Amerikë , duke mundur Çelsin e ish tranjerit të tyre, Hoze Murinjo. Reali dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe në fund të 90 minutave e fitoi atë më rezultatin 3-1. Serinë e golave e hapi mbrojtesi braziljan Marselo duke mposhtur portierin
Real Madrit ka fituar në finalen e kampionatit miqësor të zhvilluar në Amerikë , duke mundur Çelsin e ish tranjerit të tyre, Hoze Murinjo.
Reali dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe në fund të 90 minutave e fitoi atë më rezultatin 3-1.
Serinë e golave e hapi mbrojtesi braziljan Marselo duke mposhtur portierin Çeh me një goditje brenda zones. Nuk zgjat shumë festa e madrilenëve sepse Ramirez shënoi një gol fantstik dhe çoi rezultatin në barazim.
Ishte Kristiano Ronaldo që me një goditje denimi nga jashtë zone kaloi sërish në epersi “galaktiket”
Pjesën e dyte është përsëri Ronaldo që shënon golin e tretë dhe të dytin personal me një assist perfekt nga Isko.
Murinjo shënon humbjen e parë të hidhur përball ish skuadrës së tij ndersa Reali tregon një fytyrë fituese nën drejtimin e Ançelotit.
/BLERAND ISMAILI/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *