Reali interesohet për Iskon

Reali interesohet për Iskon

Drejtori sportiv i Malagas, Françisko Aguilar, ka thënë se Reali i Madridit është i interesuar për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin Isko, por ka shtuar se transferimi ende është larg kompletimit. “Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me Iskon, por ende asgjë nuk është bërë zyrtare. Ne jemi krenar që një djalosh i

Drejtori sportiv i Malagas, Françisko Aguilar, ka thënë se Reali i Madridit është i interesuar për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin Isko, por ka shtuar se transferimi ende është larg kompletimit.

“Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me Iskon, por ende asgjë nuk është bërë zyrtare. Ne jemi krenar që një djalosh i cili ka dalë nga Malaga është bërë lojtar shumë i kërkuar”, deklaron drejtori sportiv i Malagas.

“Nëse ai largohet nga Malaga do të jetë një klub i madh dhe kjo do të mbushë arkat e Malagas. Klubet që e dëshirojnë lojtarin do të duhet të paguajnë  klauzolën e blerëse së tij”, ka shtuar më tej Aguilar për “Marca”.

Isko në janar nënshkroi kontratën e re me Malagan deri në qershor të vitit 2016, që përfshin edhe një klauzolë  të re me vlerë 35 milionë euro.

Përveç Realit të Madridit, Paris Saint-Germain dhe Mançester Siti janë dy klubet tjera që po ndjekin nga afër mesfushorin.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar