Reali gati të rrëmbej Mandzukicc

0

Los Blancos, duket se e ka humbur tashmë  Moratan.

“Reali i Madridit po përpiqet  për të marrë sulmuesin kroat Mario Mandzukicc nga Bayern , por  në  garë  për sulmuesin janë  përfshirë edhe dy skuadra italiane” thekson Marca .

Me hapjen e tregut të transferimeve Reali i Madridit kërkon të  rrëmbej “pyken” e Bayernit përpara Kupës së Botës për të mos rrezikuar rritjen e vlerës së kartonit të sulmuesit.

Lamtumira tashmë e konfirmuar e Moratas (Juventus në pole position) krijon një boshllëk që Blancos do të mbushi së shpejti ,natyrisht me një  emër  të madh.

Kjo ndodh pasi Bayern Monaco ka siguruar shërbimet e polakut Robert Levandovski. Sulmuesi kroat ka thënë se ai dëshiron të largohet, Milan dhe Juventus janë në pole position dhe në konkurrencë me njera-tjetren,  por duhet te levizin shpejt sepse Reali i  Madridit ndodhet pas dere.

/Ermand Vrapi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here