Los Blancos, duket se e ka humbur tashmë Moratan. “Reali i Madridit po përpiqet për të marrë sulmuesin kroat Mario Mandzukicc nga Bayern , por në garë për sulmuesin janë përfshirë edhe dy skuadra italiane” thekson Marca . Me hapjen e tregut të transferimeve Reali i Madridit kërkon të rrëmbej “pyken” e Bayernit përpara Kupës
Los Blancos, duket se e ka humbur tashmë Moratan.
“Reali i Madridit po përpiqet për të marrë sulmuesin kroat Mario Mandzukicc nga Bayern , por në garë për sulmuesin janë përfshirë edhe dy skuadra italiane” thekson Marca .
Me hapjen e tregut të transferimeve Reali i Madridit kërkon të rrëmbej “pyken” e Bayernit përpara Kupës së Botës për të mos rrezikuar rritjen e vlerës së kartonit të sulmuesit.
Lamtumira tashmë e konfirmuar e Moratas (Juventus në pole position) krijon një boshllëk që Blancos do të mbushi së shpejti ,natyrisht me një emër të madh.
Kjo ndodh pasi Bayern Monaco ka siguruar shërbimet e polakut Robert Levandovski. Sulmuesi kroat ka thënë se ai dëshiron të largohet, Milan dhe Juventus janë në pole position dhe në konkurrencë me njera-tjetren, por duhet te levizin shpejt sepse Reali i Madridit ndodhet pas dere.
/Ermand Vrapi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *