Reali fiton në fund me penallti të dyshimtë (VIDEO)

Reali fiton në fund me penallti të dyshimtë (VIDEO)

Reali i Madridit fitoi në mënyrë dramatike 2-1 kundër Elches në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Ligës. Reali arriti të mposhtë ekipin debutues në elitën e futbollit spanjoll vetëm në minutën e fundit me një penallti të dyshimtë të ekzekutuar nga Kristiano Ronaldo. Fillimisht portugezi pati kaluar madrilenët në avantazh në

Reali i Madridit fitoi në mënyrë dramatike 2-1 kundër Elches në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Ligës.

Reali arriti të mposhtë ekipin debutues në elitën e futbollit spanjoll vetëm në minutën e fundit me një penallti të dyshimtë të ekzekutuar nga Kristiano Ronaldo. Fillimisht portugezi pati kaluar madrilenët në avantazh në minutën e 51-të.

Vendasit e Elches barazuan në minutën e 90-të me anë të Richmond Boakye. Kur dukej se takimi po përfundonte në barazim 1-1, gjyqtari i ndeshjes jep një penallti mjaft të dyshimtë, e cila shndërrohet në gol nga CR7.

Pas ndeshjes së gjashtë, Reali renditet në vendin e tretë me 16 pikë, dy më pak se Barcelona dhe Atletiko e Madridit që janë me pikë të plota.

/Objektiv.al/

 

 

Elche vs Real Madrid 1:2 GOALS HIGHLIGHTS by footballdaily1

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar